Brazil,20 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 20 persona raportohen të vdekur dhe mijëra të tjerë kanë braktisur shtepitë, si pasojë e përmbytjeve në Santa Caterina të Brazilit. Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë zonë, ndërsa ofroi ndihmën e shtetit për të përballuar fatkeqësinë natyrore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë rrëshqitjet e tokës, që kanë shkatërruar shtëpi dhe bllokuar rrugë. Katër qytete në pjesën jugore të vendit mësohet të kenë pësuar dëmtime nga përmbytjet. Sipas parashikimeve, shira të tjerë priten në Santa Caterina. Një milion njerëz janë prekur nga përmbytjet.