EULEX kërkesë Gjykatës, Kelmendi të ekstradohet

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) do të parashtrojë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, që i paraburgosuri Naser Kelmendi të ekstradohet sa më parë drejt Sarajevës, në Bosnje dhe Hercegovinë.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se për hapat që do të ndërmerren në rastin Kelmendi, autoritete ndërkombëtare dhe ato vendase kanë diskutuar gjatë.
Sipas burimeve, kërkesa në Gjykatë do të dërgohet sot ose nesër gjatë ditës.
Ndryshe, Naser Kelemendi është arrestuar me 6 maj të këtij viti pas një operacioni të gjerë të Policisë së Kosovës. Ai ka qenë i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar (Interpol) për krim të organizuar.
Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrëveshje për ekstradimin e shtetasve dhe kjo ka bërë që në rastin Kelmendi të ketë probleme të theksuara./Indeksonline/