E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet helikopteri, lëndohet piloti italian

Rrëzohet një helikopter në fshatin Tërpan të Beratit. Mësohet se helikopteri i përkiste kompanisë "Gjeo tek" që bën gërmime për naftë në këtë zonë.

Sipas BalkanWeb, piloti ishte i vetëm në helikopter. Mësohet se, ndërsa udhëtonte helika e helikopterit ka prekur kodrën e fshatit dhe më pas mjeti fluturues është rrëzuar, por pa pësuar dëmë të mëdha apo shpërthim dhe flake.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, dyshohet që helikopteri të jetë rrëzuar nga një lartësi e vogël.

Për pasojë edhe piloti me origjinë italiane është plagosur. Atij i ka ardhur në ndihmë një tjetër helikopter i firmës, duke e transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se terreni ku lëvizte helikopteri është mjaft i thyer e me kodra të shumta. Edhe pse transportimi i materialeve që shërbenin për gërmim në zonat naftëmbajtëse, ishte një punë rutinë e drejtuesit të helikopterit, mësohet se ai lëvizte në një terren shumë të vështirë, me kodra të shumta.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›