E Shtunë, 31 Tetor 2026

"EULEX krijon pavaresi"

Kryetari i Partise Demokratike te Serbise, Vojislav Koshtunica, ka akuzuar qeverine e Serbise se "po mashtron qytetaret se gjoja EULEX-i nuk krijon institucionet e shtetit te pavarur te Kosoves". Koshtunica pohon se "eshte krejt e qarte se mision EULEX do te zbatoj planin e Ahtisarit per Kosoven e pavarur". Ne deklaraten per media, Vojislav Koshtunica, ka thene se qeveria e Serbise "nga casti kur te pranoj EULEX-in do te behet bashkepjesemarrese per te gjitha pasojat qe do te dalin nga veprimi i misionit te Bashkimit Evropian ne krijimin e Kosoves se pavarur".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›