E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fillimi i EULEX mund te shtyhet"

Drejtori per Ballkanin Perendimor ne Keshillin e Evropes, Stefan Leene, ka terhequr verejtjen se fillimi i punes se EULEX-it mund te shtyhet serish, nese nuk arrihet marreveshja ne Keshillin e Sigurimit ne takimin e javes se ardhshme ne Nju Jork. Shtyrja eventuale e dislokimit te misionit te Bashkimit Evropian, nuk eshte ne dobi te askujt, nderkaq perderisa nuk zgjidhet ceshtja e EULEX-it, Britania e Madhe dhe Gjermania nuk do te votojne pro fillimit te procedures qe Serbia ta fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian. "Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian, ne takimin e sotem ne Bruksel, do te pershendese pergatitjet qe po behen per misionin EULEX, perfshire dhe vendosjen e tanishme te pjesetareve te ketij misioni, ne menyre qe t'i mundesohet fillimi i punes ne dhjetor te ketij viti", thuhet ne nje deklarate zyrtare te ketij keshilli. Megjithate, behet e ditur se ne takimin ministror nuk do te diskutohet per Kosoven dhe per EULEX-in. Ata pritet qe, nder te tjera, te diskutojne per strategjine e re per forcimin e rolit te BE-se ne Bosnje e Hercegovine. Nderkaq sipas raporteve te disa mediave ballkanike, EULEX ne fillim do t'i numeroje 1.500 pjesetare, police, gjykates, prokurore dhe doganiere. Ky numer, mendohet se do te jete i mjaftueshem per fillimin e punes te misionit, ndersa kapaciteti i plote operativ i tij pritet te arrihet pak me vone, kur misioni do t'i numeroje 1.800 pjesetare.

Reagimi

Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe ish- kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj i konsideron te rrezikshme bisedimet qe po zhvillohen mes Prishtines dhe Beogradit ne lidhje me vendosjen e misionit te EULEX-it. Ai deklaroi se nje pako "Ahtisaari 2" per veriun e Kosoves eshte krejtesisht e papranueshme. Haradinaj kritikoi qeverine dhe institucionet e Kosoves per pozicionin defensive ne keto bisedime dhe beri thirrje qe t'i thuhet nje "jo" e fuqishme trendeve negative qe po zhvillohen per veriun. Reagimi i Haradinaj vjen pas deklarates se nje zyrtari te Komisionit Evropian i cili ka thene se BE eshte marre vesh me Beogradin qe misioni EULEX te vendoset ne Kosove vetem si mision neutral, qe nuk e njeh pakon e Ahtisarit dhe nepermjet Rezolutes 1244.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›