E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piter Feith: BE-ja nuk eshte pajtuar me kushtet e Serbise

Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian ne Kosove, Piter Feith ka hedhur poshte njoftimet se BE-ja eshte pajtuar me kushtet e Serbise per vendosjen e misionit te EULEX-it ne Kosove. Reagimi i tij vjen pas deklarates se bere te premten ne Beograd nga zyrtari i Komisionit Evropian, Pierre Mirel, sipas te cilit BE ka pranuar kushtet e Beogradit per sistemimin e EULEX-it, perkatesisht qe ai te jete neutral ndaj statusit, te mos veproje sipas planit te Ahtisarit dhe te miratohet ne Keshillin e Sigurimit. Ne nje deklarate per shtyp, Feith thote se komentet e zyrtarit te Komisionit Evropian ne media per vendosjen e EULEX-it ne Kosove, nuk reflektojne qendrimin zyrtar te BE-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›