E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX në kërkim të 5 personave, për vrasjen e policit

Në aksionin e përbashkët të EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, dje në veri, sipas mediave kosovare, synohej kapja e pesë personave. Vlladan Tihomir Rakiç, me nofkën Sise, Sllobodan Blagoje Vuçiniç, me nofkën Sllobo, Radomir Urosh Kasaloviç, Ratomir Radun Bozhoviç, me nofkën Dude, dhe Radovan Zoran Radiç, me nofkën Krelac, ishin personat e kërkuara nga policia.
 

Që të gjithë këta shtetas, për të cilët është lëshuar një fletë-arresti dhe që dyshohen për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Enver Zymberi, nuk ishin në shtëpi në momentet e aksionit që është zhvilluar në fshatrat Zupç dhe Jegenicë. Është raportuar po ashtu se gjatë aksionit të djeshëm është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e Sllavisha Ristiçit.
 

Këta persona të kërkuar kanë qenë paraprakisht të njoftuar për aksionin e EULEX-it, të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës për arrestimin e tyre. Bëhet e ditur se, gjithmonë, sa herë që është zhvilluar një aksion i policisë dhe KFOR-it, dhe për të cilin është njoftuar paraprakisht policia në veri, aksioni ka rezultuar i pasuksesshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›