E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti në Libi, liderët mblidhen në Samitin e Parisit

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton po ashtu sikurse edhe përfaqësues e Kinës dhe Rusisë, të cilët kanë njohur Këshillin Kombëtar të Tranzicionit si përfaqësues legjitim të Libisë.

Gjatë samitit, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit do të bëjë thirrje për ndihmë në vendosjen e sigurisë në vend, rindërtimin e vendit dhe vendosjen e demokracisë.

Në Libi, akoma nuk është arrestuar Kolonel Muamar Gadafi, ndërkohë që i biri i tij, Saif Al-Islam vijon të zotohet për luftë deri në vdekje.

Korrespondenti i BBC-së nga Bengazi, Jon Leyne, thekson se edhe pse takimi i Parisit do të jetë i shkurtër dhe simbolik, ai do t’i japë qeverive që kanë mbështetur Këshillin Kombëtar të Tranzicionit një shans për të treguar se ky këshill ka një vend në skenën botërore./Start/F. P/

                                                                                             2011-09-01 11:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›