Stresi pas pushimeve, si të largojmë ankthin e nisjes së punës

Padyshim 11 mujori për të shijuar pushimet shpeshherë mund të kthehet në një makth, jo se pushimet sjellin problem tek njeriu, por pushimet janë moment më i vështirë. Në vende të ndryshme, stresi i rikthimit në punë pas pushimeve, çon edhe në veprime ekstreme. Edhe në Shqipëri, sipas psikologut Edmont Dragoti, stresi mbas mbarimit të pushimeve bëhet shpesh problematik.
Po si mund ta kalojmë një trazicion pa trauma nga pushimet tek puna? Për njerëzit zakonisht problemi lind atëherë kur ata e kuptojnë se stresohen me çdo gjë që bëjnë, por është shumë e rëndësishme që në këtë pikë të dallohet stresi negativ nga ai pozitiv.
E vetmja këshillë që një mjek apo një psikolog do t`u jepte në një rast të tillë, është se çdo individ duhet të përpiqet të ndryshojë mënyrën e jetesës, të shkarkohet ngarkesa dhe barrën e madhe që ka gjithësecili për një kohë të gjatë, e të shihen horizonte të reja apo alternativa të ndryshme për ta bërë jetën më të lehtë e më të bukur.