E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX shpall të pafajshëm kosovarin

Një shtetas kosovar është shpallur i pafajshëm nga një trup gjykues i EULEX-it. Florim Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burg si përgjegjës për vënien e eksplozivit në një autobus me shtetas serb, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme. Ngjarja kishte ndodhur më 16 shkurt 2001 dhe nga shpërthimi mbeten të vrarë 11 udhëtarë serbe dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Trupi gjykues urdhëroi lirimin e kosovarit. Denimi për të ishte dhënë nga një trup gjykues ndërkombëtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë në qershor të vitit 2008

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›