Rusi,opozita në protesta për krizën

Partite opozitare Ruse dhe organizata të ndryshme kanë zhvilluar te enjten protesta ne disa qytete lidhur me trajtimin që po i bën qeveria krizës ekonomike. Në Shën Petersburg, një grup përkrahësish të opozitës u mblodhën në qendër të qytetit dhe njoftuan qëllimin e tyre për ti dhënë guvernatorit të tyre propozimet për trajtimin e krizës ekonomike. Policia ka ndaluar ndërkohe aktivist Aleksei Yemelianov, ndërsa pjesa tjetër e grupit marshoi përpara nderteses kryesore te administrates se Shën Petersburgut për të dorëzuar peticionin e hartuar. Ndërkaq po te enjten ne moske, dhjetëra protestues marshuan përgjatë një prej rrugëve kryesore në kryeqytet për të protestuar kundër qeverisë për trajtimin e që ajo i po i bën krizës dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit rus Vladimir Putin. Ata mbanin ne dorepankarata ku shkryhej "Rusi pa Putin" dhe "Ne kemi nevojë për një tjetër Rusi". Mministria e puneve te brenshme e rusise, ka deklaruar se ajo do të ndalojë të gjitha grumbulimet e paautorizuara. Punëdtorët në rusi i tremben përkeqësimit te krizës si pasojë e së cilës mund te mbeten pa asnjë të ardhur. Bumi 10 vjeçar i Rusisë i ushqyer nga investimet e huaja dhe rezervat fitimprurëse i dha stop hovit te tij vjeshten e kaluar me luhajten e cmimit te energjise. Rusia eshte goditur nga kriza ekonomike por Putin thote se paketa anti krize ne rusi është më e madhe se sa në vendet e tjera dhe se rezervat financiare e vënë atë në një pozitë më të fortë. Kremlini thotë se do të mbroje klasat e mesme nga kriza pasi sipas tij ata jane mbështetes të natyrshëm të Presidentit Dimitri Medvedev dhe kryeministrit Vladimir Putin