Greqi lista terroriste trondit vendin
Ne Greqi media ka publikuar nje liste teper sekrete te sherbimit anti-terror, ku perfshihen emrat e objektivave te mundshem per t’u goditur nga grupet guerrile qe veprojne ne vend. Ne liste ka emra gazetaresh, biznesmenesh, gjykatesish e prokuroresh, per te cilet autoritetet kane udheruar marrjen e masave shume te forta te sigurise. Vetem disa ore pas publikimit te listes, u njoftua se organizata guerrile “Lufta revolucionare”, qe konsiderohet si me e egra nga organizatat aktive, ka marre pergjegjesine per sulmet e fundit. Lista eshte bere publike nga gazeta e njohur To Vima. Dokumenti permban emrat e 54 personave, mes te cileve jane emrat me te shquar te gazetarise e biznesit vendas, por edhe nje numer prokuroresh e gjykatesish, dy zevendesministra te qeverise dhe nje deputet. Edhe vete zedhenesi i qeverise e ka konfirmuar egziztencen e saj , por ka denuar publikimin. Kunder publikimit jane shprehur edhe gazetaret vendas. Nga ana tjeter, disa prej personave qe kane emrin ne liste, bene te ditur se do ta padisin policine greke, qe nuk i kishte lajmeruar per rrezikun.