E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX vlerëson Qeverinë Shqiptare për çështjen ‘Dick Marty’

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 21:13

Kreu i misionit të Bashkimit Europian për vendosjen e ligjit në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac, në një letër falenderimi drejtuar Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, vlerëson mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për një hetim të plotë të akuzave, të ngritura nga senatori Dick Marty në raportin e tij të Këshillit të Europës, më 7 janar të këtij viti.

Ai shton se EULEX mirëpret angazhimin e Qeverisë Shqiptare për një bashkëpunim të plotë me këtë investigim.

Gjithashtu, De Marnhac i është përgjigjur pozitivisht ftesës së zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z. Haxhinasto, për të vizituar Shqipërinë së shpejti. /abcnews/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›