Breivik, operacion plastik për t’u dukur arian

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 15:06
Autori i masakrës norvegjeze të një jave më parë mund t’i jetë nënshtruar një operacioni plastik për të pasur tipare pak më ariane.
Kështu shkruan Sunday Times, e cila citon kreun norvegjez të kundërspiunazhit, Janne Kristiansen.
“Njerëzit në Norvegji nuk kanë këtë paraqitje ariane. Duhet të ketë bërë një lifting”, ka thënë Kristiansen.
Ekspertët e sigurisë norvegjeze shprehen të bindur se manifesti i Breivik është plot me mistere të tipit “Kodi i Da Vinçit”.