EULEX zgjeron hetimet per 25 korrikun

Prokurorët e misionit EULEX kanë deklaruar se kanë zgjeruar hetimet lidhur me incidentet e 25 korrikut në veri e më vonë.
Zëdhënësi Nicholas Hawton ka bërë të ditur se janë mbledhur shumë prova që do të cojnë në zbardhjen e shumë ngjarjeve dhe që do të nxjerrin para përgjegjësisë shumë persona.
Sipas zëdhënësit, është rritur edhe numri i fletë-arresteve të lëshuara, ndërkohë që numri i dëshmitarëve ka shkuar në 35.
Më 25 korrik, gjatë operacionit të forcave speciale kosovare në veri, mbeti i vrarë një polic kosovar, ndërsa në ditët në vijim u Veriu i KosovësGNK: Situata në veri e rrezikshme KFOR nis “çlirimin” e MitrovicësKFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm plagosën disa ushtarë të KFOR-it.
Hawton saktëson se urdhër-arrestet e përgatitura kanë të bëjnë kryesisht me banorë serbë, të cilët kanë sulmuar autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e rendit.
“Hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive për të gjitha incidentet që kanë ndodhur. Dëshmitë janë duke u mbledhur dhe dëshmitarët duke u marrë në pyetje”, ka deklaruar zëdhënësi.
Burimi në fjalë ka saktësuar më tej se hetimet rreth kësaj cështjeje po menaxhohen nga katër prokurorë ndërkombëtarë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Trafiku i organeve, hetim i gjatë e kompleks
Prokurori që drejton task forcën që do të hetojë akuzat për krime lufte dhe trafik organesh, Clint Williamson zhvilloi të premten një vizitë në Kosovë. Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përkrahin operacionin e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit për heqjen e barrikadave. KFOR-i merr nën kontroll rrugën e Adriatikut
Nata e kaluar në veri ka qenë e qetë, por nën tensione. Në barrikadën në Jegenicë, ushtarët e KFOR-it dhe banorët serbë kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit. Kosovë, skandali me sigurimet
Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë euro para të kompanive të sigurimeve janë keqpërdorur, kanë çuar në burg 13 persona me influencë në sektorin e drejtësisë, ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare, kryesisht nga tregu i sigurimeve. KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Trupat e KFOR-it dhe EULEX-it nisën aksionin për heqjen e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës.
Lajmet kryesore
Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Deputetët kërkojnë sqarime për skandalin
Kërkime për të mbijetuarit
Arvizu: Korrupsioni, hiqni imunitetin
Kërcënohet Taulant Balla
Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri