E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK Situata ne veri e rrezikshme


Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka paralajmëruar faktorin ndërkombëtar se situata në veri të Kosovës mund të përshkallëzohet në cdo moment.

Për këtë arsye, GNK i ka kërkuar nga njëra anë Brukselit që të mos mbështesë opsionin e dhunës për zgjidhjen e problemeve dhe nga ana tjetër Beogradit që të dalë me plane konkrete.

“Ka nisur lufta e nervave dhe gara e durimit. KFOR-i mund t’i heqë barrikadat, por banorët serbë mund të ngrenë të tjera. Është e rëndësishme që kjo luftë të mbetet e qetë dhe të mos arrihet në një përshkallëzim tragjik, që Ka nisur lufta e nervave dhe gara e durimit. KFOR-i mund t’i heqë barrikadat, por serbët mund të ngrenë të tjera

Marko Prelec
Drejtor për Ballkanin në GNK mund të shkaktohet fare lehtë”, ka deklaruar drejtori për Ballkanin në GNK, Marko Prelec.

Sipas tij, do të ishte mirë që situata në veri të Kosovës të zgjidhet me marrëveshje, jo vetëm për barrikadat, por për të gjitha cështjet që shqetësojnë këtë zonë.

Prelec ka nënvizuar se përgjegjësinë për mos përkeqësimin e situatës e kanë të dyja palët dhe ka theksuar se rreziku për përhapjen e tensionit edhe në jug është real.

“Kur rriten tensionet mes serbëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, rriten edhe tensionet në jug. Ka shumë pika që mund të shkaktojnë gjakderdhje”, ka shtuar Prelec.

Nata e kaluar në veri ka qenë e qetë, por e tensionuar. Në barrikadën në Jegenicë, ushtarët e KFOR-it dhe banorët serbë kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit. 

Trupat ndërkombëtare kanë shtuar epërsinë e tyre duke marrë nën kontroll rrugën e Adriatikut, përfshirë këtu edhe fshatin Zupc. 

Veriu i Kosovës
EULEX zgjeron hetimet për “25 korrikun”
KFOR nis “çlirimin” e Mitrovicës
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Trafiku i organeve, hetim i gjatë e kompleks
Prokurori që drejton task forcën që do të hetojë akuzat për krime lufte dhe trafik organesh, Clint Williamson zhvilloi të premten një vizitë në Kosovë. Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përkrahin operacionin e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit për heqjen e barrikadave. KFOR-i merr nën kontroll rrugën e Adriatikut
Nata e kaluar në veri ka qenë e qetë, por nën tensione. Në barrikadën në Jegenicë, ushtarët e KFOR-it dhe banorët serbë kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit. Kosovë, skandali me sigurimet
Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë euro para të kompanive të sigurimeve janë keqpërdorur, kanë çuar në burg 13 persona me influencë në sektorin e drejtësisë, ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare, kryesisht nga tregu i sigurimeve. KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Trupat e KFOR-it dhe EULEX-it nisën aksionin për heqjen e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës.


Lajmet kryesore

Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Deputetët kërkojnë sqarime për skandalin
Kërkime për të mbijetuarit
Arvizu: Korrupsioni, hiqni imunitetin
Kërcënohet Taulant Balla
Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›