EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, publikohen formacionet zyrtare

HAMBURG, 19 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria dhe Kroacia do të përballen sot në orën 15:00 në “Volksparkstadion” të Hamburgut, në një ndeshje të rëndësishme të vlefshme për Grupin B të EURO 2024.
Të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren në mënyrë që të jenë ende në garë për t’u kualifikuar.
Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushë pas disfatës me Italinë, teksa tashmë luajnë për çdo gjë.
Tekniku brazilian ka kryer zëvendësime në mesfushë dhe sulm, duke lënë në stol Seferin dhe Brojën, teksa Bajrami ka kaluar në krahun e majtë, me Laçin që luan në mesfushë dhe Manaj në krye të pjesës ofensive.
FORMACIONET ZYRTARE:
KROACIA: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.
Trajner: Zlatko Dalic
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Sylvinho
