Nis sfida me Kroacinë, tifozët kuqezi dhurojnë spektakël

Ceremonia e hapjes së sfidës me Kroacinë dhuroi emocione të shumta me flamujt gjigand të Shqipërisë dhe Kroacisë që u valëvitën në fushën e blertë.
HAMBURG, 19 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria dhe Kroacia nisën përballjen në orën 15:00 në “Volksparkstadion” të Hamburgut, në një ndeshje të rëndësishme të vlefshme për Grupin B të EURO 2024.
Tifozat kuqezi, kanë dhuruar spektakël me flamuj, bluza, qeleshe, daulle etj në ceremoninë e hapjes së ndeshjes.
Tifozët kuqezi dhuruan një koreografi magjike, edhe teksa u luajtën himnet e të dy vendeve me ngjyrat kuq e zi dhe një flamur gjigand të shpalosur.
Të dyja ekipet kërkojnë fitoren në sfidën e sotme pasi vijnë nga humbje.
Shqipëria dhe Kroacia përballen sot për herë të parë në histori.
Spektakël në nisje të sfidës me Kroacinë, foto: Gjergj Mima 1 nga 6