Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria kryeson 1-0 ndaj Kroacisë

HAMBURG, 19 qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria kryeson 1-0 ndaj Kroacisë në fund të pjesës së parë.
Shqipëria kaloi në avantazh përballë Kroacisë 1-0 me gol të Qazim Laçit në minutën e 11-të.
Laçi goditi me kokë pas një krosimi të Asanit dhe ndëshkoi kroatët duke ngritur në këmbë tifozerinë kuqezi.
Kombëtarja kuqezi pati edhe raste të tjera për të shënuar golin e dytë.
Në minutën 15′ Bajrami hyn në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij devijohet nga Livakovic.
Në minutën 31′ Asllani merr një top në zonë nga Asani dhe i vetëm me portierin ndalet nga Livakovic.
Shqipëria dhe Kroacia përballen sot në “Volksparkstadion” të Hamburgut, në një ndeshje të rëndësishme të vlefshme për Grupin B të EURO 2024.
Të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren në mënyrë që të jenë ende në garë për t’u kualifikuar.
Kuqezinjtë e Sylvinhos zbritën në fushë pas disfatës me Italinë, teksa tashmë luajnë për çdo gjë.
Tekniku brazilian ka kryer zëvendësime në mesfushë dhe sulm, duke lënë në stol Seferin dhe Brojën, teksa Bajrami ka kaluar në krahun e majtë, me Laçin që luan në mesfushë dhe Manaj në krye të pjesës ofensive.
FORMACIONET ZYRTARE:
KROACIA: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.
Trajner: Zlatko Dalic
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Sylvinho