E Enjte, 5 Nëntor 2026

EURO2024 – Scholz i pranishëm në finalen Spanjë-Angli

BERLIN, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të marrë pjesë në finalen e Euro2024 mes Spanjës dhe Anglisë, të dielën në stadiumin olimpik të Berlinit, tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë Wolfgang Buchner.

Scholz ka ndjekur ndeshjet e Gjermanisë kundër Danimarkës në fazën e grupeve dhe Spanjës në çerekfinale, ku mikpritësit u eliminuan pas një goli në kohën shtesë.

“Euro ka treguar se sporti mund t’i bashkojë njerëzit. Ne u jemi mirënjohës tifozëve nga e gjithë Evropa për festimin në rrugët tona, duke kënduar, duke kërcyer nën tingujt e saksofonëve ose duke kërcyer sa majtas sa djathtas”, tha Buchner./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›