E Enjte, 5 Nëntor 2026

MOSKË – Kremlini mohon përfshirjen në komplotin për të vrarë kreun e “Rheinmetall”

MOSKË, 12 korrik /ATSH-DPA/- Zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mohuar sot përfshirjen e Rusisë në një komplot të dyshuar për të vrarë kreun e kompanisë gjermane të prodhimit të armëve “Rheinmetall”, i cili ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Peskov u tha gazetarëve në Moskë se ai nuk mund të komentonte mbi akuzat, të cilat u raportuan për herë të parë dje nga transmetuesi amerikan CNN.

“Nuk mund t’i marrësh seriozisht raportet e tilla”, tha ai duke argumentuar se artikulli ishte i pavërtetë dhe i bazuar në burime anonime.

CNN dhe “The New York Times” raportuan dje se shërbimet sekrete amerikane kishin zbuluar një plan rus për të vrarë Armin Papperger, CEO i kompanisë “Rheinmetall” – që ka prodhuar predha artilerie dhe automjete ushtarake për Ukrainën.

Raporti ka provokuar zemërim në Berlin, ndërsa ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser tha se qeveria e saj po i merr kërcënimet ruse “shumë seriozisht”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›