E Enjte, 5 Nëntor 2026

EURO2024 – Shearer: Humbja mund të jetë e fundit për Southgate, por ai do të largohej me kokën lart

LONDËR, 15 korrik /ATSH/ – Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate na ka mundësuar një udhëtim të mirë gjatë tetë viteve të fundit, por dyshoj se humbja e së dielës nga Spanja do të jetë ndeshja e tij e fundit si trajner i Anglisë, shkruan ish-futbollisti i njohur angley, Alan Shearer, sipas BBC.

Për momentin, Gareth do të ndihet keq pas asaj që ndodhi në Berlin, por mendoj se me kalimin e kohës, do të shohim se ai ka bërë shumë.

Duhet të jetë vendimi i tij të qëndrojë ose të shkojë – dhe mendoj se do të jetë – por është një punë e lodhshme dhe ai e ka bërë për një kohë të gjatë.

Nëse ai largohet, ai duhet të shkojë me kokën lart, sepse Anglia është në një vend krejtësisht të ndryshëm tani në krahasim me vendin ku ishte kur ai mori drejtimin në 2016.

Anglia ishte në fund të fundit edhe ajo që humbi nga Islanda dhe u bë objekt për të qeshur atë verë, e ndjekur nga turpi i largimit të Sam Allardyce pas qëndrimit të tij të shkurtër në krye.

Gareth e bashkoi skuadrën duke na çuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2018 dhe më pas në finalen e Kampionatit Evropian në 2021.

Ai e vendosi skuadrën në një pozicion shumë më të mirë mendërisht dhe shpirti që ai ushqeu na ndihmoi të shkojmë sërish në finale.

Për arritjen e të gjitha këtyre gjërave ai meriton shumë respekt dhe mirënjohjeje, por është për të ardhur keq që – me gjithë punën e tij të shkëlqyer – Gareth thjesht nuk ishte në gjendje të nxirrte më të mirën nga ky ekip në Gjermani.

Supozimi im është – dhe është vetëm një supozim – ai tani mund t’i thotë dikujt tjetër se është radha e tyre të përpiqen ta bëjnë Anglinë të fitojë një finale.

Nëse e bën këtë, atëherë ai e ka vënë ekipin në një pozitë të shkëlqyer për dikë që ta çojë skuadrën përpara, të bëjë atë hap tjetër dhe të fitojë një turne të madh./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›