E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Ukrainasit pro paqes me Rusinë, por jo sipas kushteve të Putinit

KIEV, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Sipas një sondazhi, vetëm rreth një e treta e ukrainasve janë kundër bisedimeve të paqes me Kremlinin.

Sipas një sondazhi nga instituti i njohur kërkimor ”Razumkov Center”, rreth 43% e ukrainasve janë në favor të negociatave me Rusinë, 35% janë kundër dhe 21% janë ende të pavendosur.

Banorët e rajoneve qendrore dhe jugore të Ukrainës janë veçanërisht në favor të fillimit të negociatave zyrtare me Moskën, përkatësisht me 49% dhe 60%.

Në lindje të vendit, ku vazhdojnë luftimet e ashpra, opinioni ndahet në mënyrë të barabartë mes atyre pro, kundër dhe të pavendosur.

Megjithatë, shumica dërrmuese e të intervistuarve kundërshtuan kushtet për paqe të paraqitura nga presidenti rus Vladimir Putin./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›