E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROPOL lëshon urdhërarrestet, ka edhe për shqiptarë!

Një televizion gjerman ka publikuar lajmin se EUROPOLI ka lëshuar urdhërarrestet për personat e përfshirë në trukimet në futboll. I pari në listë për tu arrestuar është bosi i trukimeve, Dag Tan. Shumë i kërkuar është edhe kinezi tjetër Eng Tan Seet.

Në mesin e dhjetërave urdhër arresteve janë edhe për shtetas evropian. Në mesin e tyre përmenden urdhërarreste edhe për persona të përfshirë në baste nga Shqipëria.

"Urdhër arreste do të ketë edhe për evropianë. Gjermanë, zvicëranë, italianë, hungarezë, serbë, kroatë, norvegjezë, turq, malazezë e shqiptarë" citon televizoni gjerman.

Sipas këtij televizioni shumica e këtyre personave që pritet të arrestohen janë futbollistë, trajner, dhe zyrtarë të lartë të skuadrave/Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›