Gjobitet Sir Alex Ferguson

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është gjobitur nga Federata Angleze me 12 mijë funta gjobë. Fergie është gjetur fajtor në akuzat e tij ndaj gjyqtarëve në barazimin me Tottenham me datë 20 janar.
Fergie gjatë dhe pas ndeshjes ishte i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve, duke qenë i irrituar me vendimet e tyre.
Fergie mund të dënohej edhe me një ndeshje mosushtrim detyre por që komisioni disiplinor vendosi që gjoba prej 12 mijë funtash të jetë dënimi i fundit për të./Indeksonline/