E Diel, 1 Nëntor 2026

Low i'a "vjedhë" Spanjës sistemin pa sulmues

Gjermania e Joachim Low është duke u shëndrruar në një përfaqësuese me sistem të njëjtë të lojës si Spanja e Barcelona.

Në fitoren 2-1 ndaj "gjelave", trajneri gjerman nga minuta e 57-të luajti me një skemë "alla-Spanja", por më e sofistikuar se ajo. Teksa e nisi ndeshjen me sistemin 4-5-1, me Toni Kroos, Low ndryshoi modulin në 4-6-0, ku Kroos dhe Muller së bashku me Ozil depërtonin shumë shpejt në zonën e rreptësisë.

Me këtë sistem ai i dha rëndësi mesfushës ofensive, duke e kthyer atë në një "makth" për mbrojtjen kundërshtare. 4-6-0 ishte sistemi që Low e befason Francën duke e përmbysur rezultat nga 1 me 0, në 1 me 2.

Sistemi i kombëtares së Spanjës i krijuar dhe i perfeksionuar nga Barcelona është një nga sistemet që po dhezë më së shumti viteve të fundit në futbollin evropian. Barcelona dhe Spanja kanë fituar gjithçka viteve të fundit me këtë stil loje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›