E Diel, 1 Nëntor 2026

Më në fund një lajm i mirë/ Eurozona del nga recesioni pas 18 muajsh

bbcEurozona ka dalë nga recesioni pas 18 muajsh kontraktimi ekonomik.

Sipas BBC, GDP u rrit me 0.3 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2013, pak më shumë se parashikimet.

Ky lajm pritej pasi ekonomia gjermane u rrit me 0.7 përqind nga prilli deri në qershor.

Gjermania dhe Franca kanë pasur rritje ekonomike më të madhe nga sa pritej, por Portugalia ka qenë surpriza, pasi është rritur me 1.1 përqind.

Vendi ka një nga ekonomitë më të dobëta në eurozonë dhe ka qenë pjesë e paketës së shpëtimit.

Spanja nga ana e saj ka njohur një rënie me 0.1 përqind në këtë tremujor.

Edhe Italia e Holanda njohën rënie me 0.2 përqind.

Komisioneri për Ekonominë, Ollie Rehn tha se ekonomia po fiton vrull, por ka sërish pengesa substanciale.

Korrespondenti i BBC megjithatë thotë se sfida më e madhe vazhdon të jetë krijimi i vendeve të punës./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›