Belle Air, skandal me pasagjerët në Kosovë
Qindra udhëtarë edhe të hënën kanë pritur me orë të tëra për të fluturuar drejt Zvicrës, Gjermanisë, por edhe destinacioneve tjera, pasi kompania ajrore Belle Air i ka mashtruar ata, duke ua marrë paratë dhe duke mos iu siguruar vende në avion, pavarësisht se shumica e tyre biletat për të udhëtuar i kishin rezervuar prej më shumë se gjashtë muajsh. Qytetarë të shumtë edhe të hënën pritnin para sporteleve të kompanisë Belle Air për të marrë informacione rreth shtyrjeve dhe anulimit të fluturimit.
Mirëpo, këta të fundit në shumicën e rasteve i kanë injoruar bashkatdhetarët, duke mos u dhënë as më të voglin sqarim.
Tefik Berisha, të hënën, që në orët e para të mëngjesit ka pritur në terminal për të fluturuar drejt Cyrihut. Ai thotë se në bazë të biletës, fluturimi duhej të realizohej në orën 11:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përveç vonesës, Berisha është i shqetësuar edhe me ndërrimin e destinacionit për të fluturuar drejt Zvicrës. Ata tash më thanë që të martën (sot) do të udhëtosh për në Bazel. Këta nuk të japin më shumë informata, as arsyen se pse është shtyrë fluturimi. Jam këtu me familje. Gruan e kam të sëmurë, dhe kjo nuk po mundet të presë aq gjatë. Kjo është e tmerrshme, tha i nervozuar ai. Më tej, Berisha bën të ditur se kjo është hera fundit që udhëton me kompaninë Belle Air. Sipas tij, situata të tilla ku qytetarëve u merren paratë dhe nuk u sigurohet vend në avion, ndodhin vetëm në Kosovë.
I lodhur nga pritjet e gjata dhe maltretimet e kompanisë Belle Air është edhe Kamer Selmanaj. Ai thotë se të hënën nga ora 9 e mëngjesit ishte duke pritur në aeroportin Adem Jashari. Selmanaj nuk kishte pasur vend në avion, edhe pse biletën e kishte rezervuar nga muaji shkurt i këtij viti. Sipas tij, kjo kompani duhet të hetohet nga organet e sigurisë, pasi deri më tani ka mashtruar mijëra udhëtarë. I gjithë shteti është mësuar të ngopet nga paratë që ua vjedhin mërgimtarëve, tha ai. Selmanaj thotë se është i shqetësuar tej mase, pasi që nesër në mëngjes atij duhet të paraqitet në vendin e tij të punës në Cyrih. Kjo është hera e fundit që do të udhëtoj me këtë kompani mashtruese. Nga ky rast do të më duhej që të mendoj gjatë e gjatë se a do të vijë më në Kosovë. Kjo është e tmerrshme. As në Beograd nuk të ndodhë një gjë e tillë. Kjo që po ndodh në Prishtinë është skandaloze, tha më tej ai.
Vrellaj: Hera e fundit që udhëtoj me Belle Air
Nga pritjet e gjata në Aeroport, të hënën ishte nervozuar tej mase edhe Nexhat Vrellaj. Sipas tij, pronarët e kësaj kompanie po vjedhin qytetarët e Kosovës. Ashtu sikurse gjatë ditëve të uikendit, edhe të hënën shumë gra më fëmijë ishin detyruar të ulen në hollin e terminalit, pasi karriget e pakta që ishin aty, ishin të zëna. Lëvizjet e mëdha të fëmijëve, ku disa prej tyre qanin, të krijon përshtypjen se terminali për një moment është shndërruar në çerdhe fëmijësh. Një nënë me fëmijën e saj gjashtë muajsh ishte e mërzitur nga pritjet, pasi në atë tollovi, ajo në asnjë mënyrë nuk mund ta rehatonte fëmijën e saj.
Lumnije Zymeri-Lekaj nuk ka lënë të hënën gjë pa thënë për përfaqësuesit e kompanisë Belle Air. Sipas saj, në këtë rast fajtorë janë edhe zyrtarët e qeverisë së Kosovës që po e lejojnë këtë kompani që të mashtrojë qytetarët e Kosovës. Ajo më tej tha se stafi i Belle Air, po ashtu po sillet edhe shumë keq me udhëtarët. Ata thonë se biletat nuk ua kemi shitur ne. Shkoni në Zvicër dhe ankohuni atje, shtoi më tej ajo.
Edhe Valbona Gjota, me një fëmijë në duar, ishte mërzitur nga pritjet e gjata në terminalin e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari. Ajo ishte afruar pranë sportelit të Belle Air, ku po tentonte të merrte informacione rreth vonesave që po ndodhin ditëve të fundit. Më herët, para dy ditëve, unë i kam telefonuar zyrtaret e kompanisë Belle Air. Punëtorët e kësaj kompanie ma kanë konfirmuar që nisja do të ndodhë, ashtu siç është e shkruar në biletë, por vetëm të vijmë në aeroport një orë para fluturimit. Por, të hënën një gjë e tillë nuk ndodhi, tha e nervozuar ajo. Gjota thotë se është e shqetësuar tej mase pasi që të martën asaj i duhet të paraqitet në punë, ndërkaq fëmijëve në shkollë.
Edhe Pashkë Marku, i cili udhëtonte për në Suedi, u ballafaqua me problemin e njëjtë, sikurse të gjithë udhëtarët tjerë që kishin vendosur që të fluturonin me Belle Air. Ai biletën ai e kishte rezervuar që dy muaj, ku kthimin për në Suedi e kishte pasur të shtunën, por siç thotë ai fluturimi është anuluar pa asnjë paralajmërim. Sipas tij, kompania në fjalë është mashtruese dhe se e tillë ka dëmtuar mijëra qytetarë të Kosovës që kanë blerë biletat te ajo. Më asnjëherë nuk do të udhëtoj me këtë kompani, shtoi ai.
Udhëtarët duhet të blejnë sërish bileta
Leonard Shabanaj nga Deçani, bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të vegjël kishin rezervuar biletat në kompaninë Belle Air qysh në muajin shkurt të këtij viti, por të hënën ai e mori lajmin se nuk mund të fluturojë për shkak se nuk kishte vende të lira në avion. Më 12 shkurt të këtij viti e kam rezervuar biletën, duke paguar 320 euro për person. Sot e mora lajmin se nuk kemi vend, pasi biletat tona janë shitur. Personeli i kompanisë Belle Air ka kërkuar edhe 300 euro shtesë në mënyrë që na të realizojmë fluturimin. Këta me qenë si duhet nuk i ruan policia këtu. Unë dhe bashkëshortja rrezikojmë ti humbim vendet e punës, tha i shqetësuar ai. Me orë të tëra të hënën në aeroport ka pritur edhe Gani Sopjani nga Janjeva e Lipjanit.
Ai tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ku ishte duke pritur për të udhëtuar drejt Zvicrës ku atje duhet ti nënshtrohej një operacioni. Sopjani tha se operacioni duhet ta bëjë në Curih, por atij në momentin e fundit iu është thënë se udhëtim do të ketë vetëm për Bazel. Sopjani rrëfeu po ashtu se dhëndri dhe fëmijët ishin nisur me veturë pasi e kishin kuptuar që nuk ka fluturim për në Cyrih. Dhëndri bashkë me dy nipat dhe djalin u nisën me veturë pasi morën lajmin se nuk ka fluturim për në Curih. Ata duhet patjetër të mbërrijnë nesër në shkollë,


