E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile” prezanton ofertat e fundvtitit

Kompania e tretë celulare në vend “Eagle Mobile” ka prezantuar ofertat e saj më të fundit për festat e fundvtitit. Kjo kompani ka vënë në dispozicion të 200 mijë abonentëve të saj 9 muaj internet falas, si dhe shumë dhurata të ndryshme. 

TIRANE-Pas nëntë muajsh në tregun e telefonisë celulare, “Eagle Mobile“, ka shënuar suksesin e rradhës duke regjistruar abonentin e 200 mijtë. Falë punës së kompanisë dhe interesit në rritje të qytetarëve, “Eagle Mobile“ po shënon suksese të njëpasnjëshme në kohë rekord. Abonenti i 200 mijtë, ka fituar si dhuratë nga “Eagle Mobile“ nje USB Modem si dhe 12 muaj internet falas për ta përdorur atë në vitin 2009. “Eagle Mobile“ ka përzgjedhur gjithashtu 1009 fituesit e dytë të fushatës promocionale të fundvitit. Fituesit do të përfitojnë nga 100 sms falas për muajin janar. Më 31 dhjetor “Eagle Mobile” do të përzgjedhë edhe 360 abonentë të tjerë fitues prej të cilëve 100 do të përfitojnë nga një Lap-Top dhe një vit internet falas, ndërsa 250 të tjerët nga një telefon celular.

(a.r/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›