E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shtohet fluksi i emigrantëve me rast festash

Kalata e Durrësit nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar fluksin e trageteve. Amerikanët kundër përdorimit të kalatave të tjera .Në to mungon siguria për kontrollet e trafiqeve të paligjshme. 

DURRES- Policia amerikane e cila monitoron portin e Durrësit ka kundërshtuar propozimin e autoriteteve të këtij porti për përdorimin e kalatave të tjera në funkison të trageteve gjatë ditëvë të fluskit të emigrantëve.Refuzimi ka ardhur për shkak të mungesës të infrastrukturës së nevojshme nëpër kalatat jashtë terminalit të trageteve, me anë të së cilës do të mund të mbahej nën kontroll situata e trafiqeve të paligjshme si ajo e drogës apo e klandestinëve.
Në këto kushte kur kompanitë e lundrimit kanë vendosur të kryejnë nga 2 udhëtime në ditë,infrastruktura portuale nuk i përgjigjet këtij fluksi pasi kalata e trageteve nuk ka kapacitetet e nevojshme për përballimin e këtij fluksi mjetesh lundruese.
Sidoqoftë janë marrë masa për rritjen e numrit të sporteleve si dhe të efektivave policore dhe të atyre doganorë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›