E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama armiku i verbër i "Durrës- Kukës"

Zedhenesja e PD-së Erla Mhilli reagoi pas akuzave të Braces: '' Përgjigja përfundimtare e mazhorancës ndaj Edi Ramës për rrugën po afron së bashku me fundin e tij të mjere". 

TIRANE- Partia Demokratike reagoi ndaj akuzave të sotme të zv. Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së Erion Braçe, se rrugën Durrës-Kukës do ta përfundojë qeveria socialiste, duke mos bërë vjedhje si qeveria e Partisë Demokratike të investimeve për rrugën.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli gjatë një deklarate për mediat tha se '' Sot Edi Rama me armiqësinë e tij të verbër ndaj rrugës nxorri sërish kundër saj, yllin e politikës së re që këto kohë s'po e përmënd më, korrierin e Dondollakut Erion Braçen, për të sulmuar sërish rrugën dhe ndërtimin e saj.''

Ajo shtoi më tej se '' Partia Demokratike dënon sërish këtë qëndrim të Edi Ramës, armikut të rrugës i cili provon se, Prokurorinë e Përgjithshme që fle mbi dosjet e larjes së parave të pista e krimeve të tij dhe klanit të tij kërkon ta keqpërdorë si parti politike.'' , duke shtuar se '' Përgjigja përfundimtare e mazhorancës ndaj Edi Ramës për rrugën po afron së bashku me fundin e tij të mjere".
(Atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›