E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecclestone: Bleme “besnikerine” e Ferrarit

Pronarit te Formula 1, Bernie Eccletone nuk i kane pelqyer kritikat e presidentit te Ferrari-t, Luca di Montezemolo rreth ceshtjes se shperndarjes se parave nga FIA per skuderite.

Sipas Montezemolo-s, F1 merr rreth 50 % te te ardhurave, duke lene nje pjese te vogel per skuadrat. Gjithashtu, kreu i skuderise Ferrari kerkoi sqarime edhe per heqjen e gares se Kanadase nga kalendari i vitit 2009.

“Ferrari merr para shtese ne krahasim me skuadrat e tjera, rreth 80 milione dollare. Ne i paguajme qe ata te mos largohen dhe ne kete menyre kemi “blere” besnikerine e tyre”, shprehet Ecclestone, i cili hidhet ne kundersulm.

Ne intervisten dhene per gazeten “Times”, bosi i Formula 1 ka shtuar: “E vetmja gje qe Montezemolo nuk ka permendur eshte ajo se Ferrari merr te holla ekstra dhe me shume se te tjeret. E dine shume mire se sa marrin. Nuk jane budallenj edhe pse nuk jane as shume te zgjuar”.

Ne vijim te intervistes, Ecclestone pohoi gjithashtu se kjo marreveshje me skuderine nga Maranello daton qe ne vitin 2003, kohe kur shume skuderi kercenonin me largim nga Formula 1. “Arritem te “blenim” Ferrarin dhe besnikerine e tyre. Marreveshja parashikonte blerjen nga ana jone, ne menyre qe ata te mos largoheshin”, theksoi Ecclestone.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›