Toti, një muaj stop

Lajme të shëmtuara për Romën. Françesko Toti ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë. Kapiteni i Romës do të qëndrojë të paktën dhjetë në pushim absolut, por gjendja do të rishikohet sërish, më 3 janar kur grupi verdhekuq do të rifillojë stërvitjen në “Trigoria”. Toti humb kështu edhe duelin kundër Milanit të programuar, më 11 janar, por në kampin e Romës i druhen faktit se legjenda romane mund të mungojë për rreth një muaj.
E Hene, 22 Dhjetor 2008