Qato: "Fitoren ia dedikoj mbështetësve dhe promotorit Ylli Ndroqi"
Në linjë telefonike nga Londra për "Ora Sport", boksieri Kreshnik Qato foli për emocionet e tij, pas rikthimit në Shqipëri, pas fitores me David Esrtada-n, ku u shpall kampion në versionin WBF. Kreshnik Qato u shpreh se "Kam më shumë emocione tani që shoh ndeshjen në Ora News, se sa natën e ndeshjes. Gjithë këtë fitore ia dedikoj mbështetësve dhe promotorit tim, Ylli Ndroqi". Ai theksoi se "Është e vërtetë që gjatë ndeshjes kam marrë grushta, por isha shumë ambicioz për fitoren, dhe e arrita". Lidhur me intervistën në një nga televizionet lokale në Washington , Qato veçoi një nga pyetjet që i ishin bërë, përse ai thirrej "Eagle", në shqip shqiponjë . "Kësaj pyetje iu përgjigja duke i thënë se në Shqipëri kemi simbol shqiponjën, dhe ky është i paarritshëm ndaj unë kam këtë simbol". Ai vlerësoi edhe organizimin e bërë nga promotori Ylli Ndroqi për ndeshjen e madhe Qato- Estrada. "Nga organizimi që kishte bërë zoti Ndroqi në SHBA më bëri të mundur të ndihesha si në shtëpinë time". Qato premtoi se "Ndeshja e ardhshme e boksit do të jetë në Londër, shumë shpejt". Boksieri shqiptar Kreshnik Qato renditet i 15-ti n ë Evropë dhe në renditjen botërore është i 27-ti.