E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecin bashke

Ergys GJENCAJ
Ne nje mbledhje me nota solemne, Komisioni parlamentar i Ceshtjeve Ligjore ka hedhur hapin e pare ne drejtim te reformes ne sistemin e drejtesise. Projektligji i propozuar nga qeveria, "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise", qe gjendet prej kohesh ne Kryesise e Kuvendit, perben nisjen e reformes. Mbledhja e djeshme ka qene me shume per t'u dhene mundesi komisionereve te djathte dhe te majte te shprehin vullnetin e tyre per kryerjen e reformes dhe per te percaktuar se cilet do te jene deputetet eksperte qe do te punojne paraprakisht rreth propozimeve qe do te paraqiten nga aktore te ndryshem, pjese e sistemit te drejtesise. Kryekomisioneri demokrat, Fatos Beja, tha se fillimi i diskutimit te paketes per reformen ne drejtesi eshte angazhim i politikes ne permbushjen e detyrimeve qe ka vendi per anetaresim ne NATO. Ndersa nenkryetari socialist i komisionit, Fatmir Xhafaj, u shpreh se nisjen e procedurave parlamentare per reformen ne drejtesi nuk duhet ta beje vetem politika, por te jete gjitheperfshirese.
Gjithe diskutimi i paleve, mendimet apo amendimet qe ato do te shprehin, por edhe grupet e interesit do te shkojne ne drejtim te projektligjit te paraqitur tashme. Keshtu, nisma ka per qellim qe te mundesoje funksionimin e pushtetit gjyqesor ne baze te nje ligji te ri. Duke iu referuar relacionit te projektligjit, kjo nisme ka si qellim rritjen e garancive per nje gjyqesor te pavarur, permiresimin e imazhit dhe forcimin e autoritetit te tij ne syte e qytetareve ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Nisma ligjore sjell disa risi. Sanksionohet institucionalizimi i Gjykates Administrative, e cili fillimisht eshte konceptuar te funksionoje ne dy nivele, ne Tirane, si Gjykate e Shkalles se Pare dhe si Gjykate Apeli. Gjithashtu, propozohet qe drejtuesi i nje gjykate te gezoje postin e tij per nje periudhe kohore prej 6 vjetesh, pa te drejte rizgjedhje te menjehershme. Nderkohe, thuhet se gjykatesit mund te delegohen nga nje gjykate ne tjeter per te rritur efikasitetit e gjykimit dhe per te menjanuar zvarritjen e proceseve. Nisma sakteson se, ne kuader te riorganizimit te pushtetit gjyqesor, eshte menduar shkrirja e gjykatave ushtarake, pasi nuk e justifikojne ekzistencen e tyre si nga pikepamja funksionale, ashtu edhe ajo ekonomike. Projektligji gjithashtu sjell detyrat e reja qe duhet te kryejne kryetaret e gjykatave te Shkalles se Pare dhe te Apelit, si dhe afati kohor i qendrimit te tyre ne detyre. Nisma synon, sipas perpiluesve, te plotesoje boshllekun e krijuar ne drejtim te pagave te gjyqtareve te Shkalles se Pare, Apelit dhe te gjyqtareve te Gjykates se Krimeve te Renda. Propozimet per te ndryshuar ligjin aktual kane te bejne me organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, me organizimin dhe funksionimin e Ministrise se Drejtesise, si dhe me prekje te Kodit te Procedures Penale dhe asaj Civile. Projektligji ne nenet e tij propozon te rregulloje me mire percaktimin e kandidaturave me kompetente per gjyqtare te Gjykates se Apelit dhe Gjykates se Krimeve te Renda, duke futur nocionin e listes se pritjes se gjykatesve. Nisma ligjore e propozuar nga Ministria e Drejtesise dhe e miratuar nga qeveria per t'u miratuar ne Parlament, kerkon nje konsensus te gjere politik mes mazhorances dhe opozites. Ai vleresohet si nje ligj, i cili kerkon shumice te cilesuar te votave ne Kuvend, pra minimumin 84 vota. Si rrjedhoje, eshte e detyrueshme qe nisma te marre edhe votat e deputeteve te opozites, duke marre parasysh faktin se mazhoranca nuk gezon numrat e nevojshem ne Parlament per ta kaluar e vetme.
Pikat e projektligjit:
Krijimi i Gjykates Administrative
Shkrihen Gjykatat Ushtarake
Risi ne sistemin e emerimit, karrieres e procedimit disiplinor te gjyqtareve, ne organizimin e pergjithshem dhe administrimin e drejtesise
Ndryshime ne organizimin dhe funksionimin e KLD
Ndryshime ne organizimin dhe funksionimin e Ministrise se Drejtesise
Ndryshime ne Kodit te Procedures Penale dhe te Procedures Civile
Kryetari i Gjykates se Apelit dhe i Shkalles se Pare ne 6 vjet, pa te drejte rizgjedhje te menjehershme
Formulime qe rregullojne percaktimin e kandidaturave per gjyqtare te Apelit dhe te Gjykates se Krimeve te Renda
Futet nocionin e qendrimit ne liste-pritje
Rishikim i sistemit te pagave te gjyqtareve
Gjyqtaret ne rast shkeljeje ndeshkohen me heqjen e ceshtjes nga shqyrtimi i metejshem
Gjykatesit mund te delegohen ne nje tjeter gjykate per te rritur efikasitetit e gjykimit dhe menjanuar zvarritjen e proceseve
Deputetet eksperte per projektligjin:
Spiro Peci, i pavarur (mbeshtetur nga PBDNJ)
Arenca Trashani, PD
Aldo Bumci, PD
Fatmir Xhafaj, PS
Arben Isaraj, PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›