Reforma, gjitheperfshirese
Projektligji qe synon reformimin e pushtetit gjyqesor, ne opinionin e Partise Socialiste nuk perben nje reforme te vertete ne gjyqesorin shqiptar, por thjesht nje nderhyrje te pjesshme. Madje, edhe kjo ne disa pika shkon ne kundershtim me Kushtetuten. Gjithashtu, ndaj kesaj nisme ligjore, kritik eshte shprehur edhe Keshilli i Larte i Drejtesise, permes verejtjeve drejtuar Komisionit parlamentar te Ligjeve. Nenkryetar socialist i Komisionit parlamentar te Ligjeve, njeheresh kryeekspert ligjor ne PS, Fatmir Xhafaj, ka percjelle oponencen e tij permes nje relacioni, ku theksohet se nisma duhet ripare me patjeter nga qeveria, qe eshte edhe propozuesja. Sipas tij, projektligji permban dispozita qe vijne ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligje te tjera organike ne fuqi. Xhafaj shton se nisma anashkalon verejtjet me thelbesore te aktoreve te ndryshem te sistemit te drejtesi. Sipas tij, megjithese projektligji tenton, ai nuk arrin te krijoje nje sistem objektiv e transparent te emerimit dhe ngritjes ne detyre te gjyqtareve. Po ashtu, ai thekson se nuk arrihet te krijohet nje sistem karriere, pasi perfitimet financiare qe u jep gjyqtareve jane minimale. Ligjvenesi socialist thote se projektligji duhet te shoqerohej me nje fature financiare, si per efektin e pagave ne gjyqesor, ashtu edhe ne drejtim te ngritjes se strukturave te reja te parashikuara.
Ndersa ne mendimet e percjella nga KLD-ja thuhet se, ne kuader te perpjekjeve per te arritur standardet evropiane, ka nevoje per nje riorganizim me te plote dhe rrenjesor te sistemit gjyqesor. Sipas keshillit, rregullimet e propozuara kane nevoje te plotesohen, ne menyre qe te permbushin kuadrin teresor te rregullave dhe modaliteteve qe perbejne sistemin e karrieres. Ne letren drejtuar komisionit parlamentar pergjegjes, KLD-ja thote se ne projektligj nuk gjendet ndonje parashikim per rregullimin e procesit te caktimit te struktures dhe organikes se gjykatave te Shkalles se Pare dhe te Apelit, si dhe te autoritetit pergjegjes per realizimin e tij. Ndaj eshte i rendesishem qe te plotesohet nje vakum i tille. Gjithashtu, KLD-ja mendon se projektligji nuk ka sjelle dicka te re lidhur me listimin sa me te plote te atyre shkeljeve qe sjellin pergjegjesi disiplinore. KLD eshte e mendimit se mbetet e paqarte ceshtja e statusit te studenteve stazhiere, te Shkolles se Magjistratures. Sipas ketij institucioni, ky moment eshte i rendesishem lidhur me vjetersine ne pune per efekt te karrieres profesionale, si dhe lidhur me vleresimin e tyre profesional dhe autoritetin qe duhet te beje kete vleresim, por cfare eshte me e rendesishme, ka rrezik ta ktheje kete periudhe ne nje periudhe joproduktive dhe te paefektshme.
E. GJENCAJ