Eclentica Pagus, muzikë etnike në Tiranë
Në kuadrin e eventeve “Shqipëri-Itali 2010, një popull, një det, një miqësi”, në Teatrin e Operës dhe Baletit u mbajt dje një koncert me muzikë tradicionale nga rajoni i Molisë. Grupi “Eclentica Pagus” ishte i ftuar nga Ambasada Italiane për të interpretuar për publikun shqiptar. Muzika unike që ata sollën karakterizohet nga një ndërthurje e stilit etnik-folkloristik me atë klasik. Këtë ndërthurje ata e realizojnë edhe përmes instrumenteve që përdorin, disa prej të cilëve antikë e të tjerët bashkëkohorë. Këtë lloj muzike ata janë ftuar ta interpretojnë në disa vende të botës, si Francë, Zvicër, Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Poloni, Bosnjë, Turqi, Angli, SHBA, Kanada, Rusi etj. Kalendari i tyre parashikon disa koncerte të tjera në Turqi, Skoci, Australi etj.
#