E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecletnica Pagus vjen në Tiranë

Tiranë, 27 Prill NOA/ Milena Selimi - Ecletnica Pagus vjen në Tiranë, në kuadër të Sezonit të Madh të Eventeve: Italia e Shqipëria 2010: Dy Popuj, një Det, një Miqësi, promovuar nga Ambasada Italiane në Shqipëri. Ky koncert, i organizuar nga Rajoni i Molisës vazhdon promovimin e aktiviteteve në kuadër të Sezonit të Madh të Eventeve: Italia e Shqipëria 2010.

Koncerti u mbajt mbrëmë në orën 21.30 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Me mjeshtërinë dhe veçantinë e muzikës vendase, grupi Ecletnica Pagus vjen nga Rajoni i Molise për publikun shqiptar.

Gjithmonë të ftuar special në emisionin e suksesshëm italian Maurizio Costanzo Show, muzika unike që ata sjellin karakterizohet nga një ndërthurje e stilit etnik-folkloristik me atë klasik.

Janë të pafundme koncertet e tyre nëpër botë: Francë, Zvicër, Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Poloni, Bosnje, Turqi, Angli, SHBA, Kanada, Russi e së fundmi mbërritën edhe në Shqipëri.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›