Ecuria ekonomike, Berisha: Të matemi me vendet e zhvilluara
Analizë të punës dhe të treguesve në të gjithë sektorët zhvillimor. Kjo është porosia e radhës, që kryeministri Sali Berisha u ka dhënë ministrave të kabinetit të tij. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha tha se kjo analizë duhet bërë në kuadër të projketit “Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017”.
Qëndrimi i prerë, i shefit të qeverisë, ka ardhur pas publikimit të raportit mbi treguesin global të kompetivitetit, që e ka renditur vendin tonë të 78-in, në listën e të gjithë vendeve të botës. “Shumë tregues janë pozitivë, por duhet punuar më tej”, tha Berisha në fjalën e tij. “Ne kemi një projekt themelor dhe ky është shqipëria vend i zhvilluar. Çdo agjenci dhe ministri e këtij vendi të shndërrojë në një program pune problematikën e shtyllës respektive”, u shpreh kryeministri.
Raporti, i cili fokusohet në 12 shtylla orientuese, bazohet në mënyrë të veçantë me perforamcën në reformat e qeverive. Për këtë arsye, tha Berisha, është qeveria përgjegjësja kryesore për realizmin e politikave që favorizojnë qytarët dhe jo opozita. Në mbeldhjen e qeverisë kryeministri njoftoi edhe vendimin për miratimin e masterave në universitete publike e private në vend. Sipas tij vetëm këtë vit do të ulen në universitete 15 mijë studentë për masterin profesional.