Edgar Çani bëhet italian, lamtumirë fanellës kuqezi
Është thuajse italian edhe me pasaportë. Edgar Çani do të marrë këto ditë nënshtetësinë italiane duke iu larguar edhe më shumë fanellës kuqezi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat i referohen përpjekjeve të drejtuesëve të klubit të Palermos që të sistemojnë dokumentat e talentit shqiptar me qëllim që ai të mos përfshihet më në listën e lojtarëve ekstrakomunitarë. Në këtë mënyrë klubi rozanero do të ketë mundësi që të federojë dy futbollistë të rinj që vijnë nga amerika latine, Abel Hernandez (Uruguaj) dhe Javier Pastore (Argjentina). Aktualisht Palermo ka në dispozicion pesë futbollistë të huaj ekstrakomunitarë. Ndërkohë në planin e merkatos Çani është thuajse një futbollist i Empolit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja e internetit të tuttomercatoëeb.it, sipas së cilës janë arritur akordi mes empolezëve dhe parlamemitanëve për dhënien e futbollistit port një vit në formë huazimi. 20 vjeçari shqiptar pritet të firsmosë sot kontratën e tij me këtë skuadër.