Muzikë dhe dhurata nga Velipoja në Vlorë
Ngjarjet kulturore e mbrëmjet festive zhvendosen nga kryeqyteti në drejtim të bregdetit shqiptar. Edhe këtë vit kompania celulare “Vodafone Albania” do të jetë e pranishme në plazhet më të frekuentuara me festat “Vodafone Parties” dhe aktivitetet e tjera argëtuese dhe promocionale. Prej datës 11 korrik grupet promocionale të “Vodafone Albania” kanë nisur udhëtimet e tyre përgjatë bregdetit shqiptar, duke u takuar me pushuesit në plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Durrësit, Vlorës, Dhërmiut dhe Sarandës dhe duke i informuar ata mbi ofertat, produktet dhe shërbimet që ofron kjo kompani këtë verë. Tanimë janë kthyer në një traditë aktivitetet e këtij lloji. Festat “Vodafone Parties” edhe këtë vit do të organizohen në klubet më të njohura dhe më në modë të bregdetit, me DJ më të mirë vendas e të huaj, me surpriza e dhurata të shumta, të cilat do i bëjnë pushimet verore më argëtuese. Pas dy netëve në kryeqytet, mbrëmjet festive do të organizohen në datën 1 gusht në Dhërmi dhe në 15 gusht në bregdetin e Vlorës.