E Enjte, 5 Nëntor 2026

Edhe 1800 karta fermerësh për subvencionimin e karburantit

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka bërë të ditur se edhe 1800 karta fermerësh që do të përfitojnë karburantin për bujqësinë. 

Zonja Krifca tha se i është dhënë prioritet kultivimit të produkteve të kohës.

“Ne e kemi mbyllur skemën kombëtare më 30 mars dhe deri më sot kemi bërë gati 1800 karta të naftës për fermerët që janë gati. Ne i kemi dhënë prioritet ato kulturave që mbillen tani. Po ecim shumë shpejt, duke prioritizuar sigurisht. Ne kemi pasur këtë vit rreth 50 mijë aplikime, një rekord. Premisa është pozitive, fermerët e besojnë skemën dhe kanë nevojë sigurisht dhe ne po bëjmë gjithçka të mundur që fondet të shkojnë sa më shpejt te ta”, tha ministrja Frida Krifca pas mbledhjes së qeverisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›