AKU në Korçë, gjobë dhe bllokon 10 ton miell me afat të kaluar përdorimi

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qarkun e Korçës ka bllokuar 10 ton miell në një furrë buke pasi i kishte kaluar afati i përdorimit. Si pasojë ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia e miellit.
“Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi.
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin”, thuhet në njoftim.