Edhe 20.4 mln dollarë kredi për rrugën Tiranë-Elbasan
Kjo kredi plotëson paket e financimit për të tre komponentët e rrugës Tiranë-Elbasan.
Ndërtimi i këtij projekti është prioriteti i qeverise se shqiptare dhe do te kete nje kosto prej rreth 290 milion USD. Projekti do të jetë një bashkëfinancim i tre kreditoreve te huaj IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t për Zhvillim dhe qeverise shqiptare (për kostot lokale dhe shpronësimet).
I gjithë financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma të buta (norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje shume te gjata) dhe në një kohë rekord. “Ndonëse 5 banka të huaja zhvillimi shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në financimin e këtij projekti, Ministria e Financave kontraktoi vetëm me tre te tilla për arsye të uljes së kostos totale të projektit nëpërmjet konkurrencës agresive te kompanive të ndërtimit (nga 407 milionë dollarë në 290 milionë)”, sqaron Ministria e Financave.
Ndërtimi i aksit rrugor Tiranë – Elbasan, pjesë e Boshtit të Jugut, ka një gjatësi prej 27 km me gjurme të re rrugore dhe parashikon ndërtimin e segmentit rrugor Nr. 1, me gjatësi 13 km, që fillon nga kilometri 0 + 000 në zonën e Farkës dhe përfundon në kilometrin 13 + 000 në hyrje të tunelit.
Segmentit Nr. 2, i cili përfshin ndërtimin e dy tuneleve të ndare dhe me dy drejtime të lëvizjes me gjatësi secila prej 2.1 km dhe 2.3 km dhe gjatësi mesatare prej 2.2 km, si dhe infrastrukturën ndihmese për to, si central elektrik, impiante elektro-mekanike për ventilim aspirim, shuarje zjarri, monitorim, sinjalistik, siguri rrugore etj.
Segmentit rrugor Nr. 3, i cili ka gjatësi 11.8 km. Ky segment fillon në daljen e tuneleve në Km 15 + 200 dhe përfundon në km 27 + 000 në hyrje të qytetit të Elbasanit. Projekti përfshin gjithashtu shpronësimin e sipërfaqeve të tokës që nevojiten për ndërtimin e rrugës dhe shërbimin e konsulencës (supervizionit) për të tre segmentet. Interesi vjetor është 3.3 %, ndërsa tarifa e shërbimit është 1% normë vjetore. Maturimi është 20 vjet duke përfshirë 5 vjet pa pagesë principali.
Kredia e OFID-it do të përdoret për financimin e punimeve civile ne segmentin nr.3 te projektit. Agjencia Zbatuese, e cila do te jete përgjegjëse për zbatimin e projektit është Njësia e Menaxhimit te Projektit Tirane-Elbasan, e ngritur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve), nën Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit. /Start/
2012-02-14 16:54