E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhanker: Greqia nuk përmbush kushtet për kredinë

Ende nota pesimizmi sa i takon pakos së shpëtimit për Greqinë. Ky qëndrim i prerë është parë nga kyeministri i Luksemburgut Zhan Klod Xhanker, i cili ka deklaruar se takimi i ministrave europianë të financave për të diskutuar pakon e shpëtimit për Greqinë, nuk do të mbahet.

Për të, ky takim nuk do të realizohet pasi Athina duhet të realizojë disa kushte. Xhanker, i cili kryeson të ashtuquajturin panelin Eurogrup tha se grupi nuk i ka marrë siguritë e kërkuara politike nga liderët grekë se do ta zbatojnë programin e masave të ashpra të kursimit.

Ky ka qenë një ndër kushtet për Greqinë në shkëmbim të marrjes së pakos së shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›