Berisha: Përparësi shpëtimi i jetëve dhe hapja e rrugëve

Në mbledhjen e Komitetit ndërministror të Emergjencave Civile kryeministri theksoi sot në mbrëmje se të gjithë anëtarët e komitetit janë në terren dhe kanë si qëllim të vetëm shpëtimin e jetëve njerëzore dhe ndihmën ndaj banorëve në zonat e bllokuara.
“Po përballohen me sukses pasojat e një situate dëbore masive, në më shumë se gjysmën e territorit të vendit, borë e cila ka paralizuar trafikun në vende të mëdha dhe të fuqishme, por mbi të gjitha ka shkaktuar mbi 620 viktima në të gjithë botën”, tha Berisha.
Ai shtoi se dita e sotme ka qenë më e qetë se e djeshmja. “Kam ndjekur gjatë ditës në mënyrë konstante operacionet e kryera në zonën e fatkeqësisë natyrore nga Korça në Vermosh - theksoi Berisha -. Anëtarët e komitetit kanë qenë sot gjatë gjithë ditës në krye të detyrës, në qarqe me probleme. Qëllimi i parë dhe më kryesor është shpëtimi i jetëve njerëzore. Vetëm sot me helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mjete të tjera ajrore janë transportuar mbi 10 të sëmurë, janë shpëtuar jetë të kërcënuara”.
Kryeministri vlerësoi si objektin e dytë madhor të Komitetit të Emergjencave hapjen e rrugëve në komunat e bllokuara. Sipas numrit një të qeverisë, në këtë aksion janë angazhuar qindra mjete të Drejtorisë së Rrugëve, forca të shumta të ushtrisë dhe kompani të ndryshme private.
“Janë bërë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve kombëtare”, pohoi Berisha, duke shtuar: “Është siguruar një kalueshmëri më e mirë në Rrugën e Kombit. Është ecur sot në aksin Bajram Curri - Fier ku kishin rënë tre ortekë. Është punuar intensivisht në aksin Kukës - Peshkopi në të dy drejtimet. Po punohet me intensitet në aksin Pukë - Fushë Arrëz. Po punohet në drejtim të Qafë Malit, ku trashësia e borës është e madhe. Shala, Dukagjini, Kelmendi, Lekbibaj, Valbona dhe Komuna të tjera të veriut dhe verilindjes janë të bllokuara”.
Berisha sulmoi edhe kreun e PS-së Edi Rama, i cili sot në mesditë akuzoi qeverinë se nuk po bën sa duhet për përballimin e situatës së vështirë. “Je i vetmi sot në Evropën e mbuluar nga dëbora që bën korbin. Ti që përpiqesh të nxjerrësh kapital politik nga një situatë e tillë, je i vetmi dhe je unik që bën kasandrën e së keqes, që na thua se pas borës do vijë përmbytja e pas saj dita e fundit”, u shpreh numri një i ekzekutivit, duke iu drejtuar rivalit të tij socialist.
Berisha vijoi: “Ky zotëri ka organizuar një rrjet dezinformimi të paskrupullt, me telefonata njofton se këtu u shembën 10 shtëpi e në katër shtëpi janë zënë brenda të tjerët. Më e keqja, në raportin e tij fatal me vdekjen ky njeri ka kulturë të vetme përdhosjen e kodit të vdekjes. Sot nga selia e partisë së tij citonte një familje në Margegaj të një intelektuali të shquar, ku thoshin se nëna e tij ka mbetur mbi dhe’ dy ditë. Ai ka një pasion të çmendur për t’i përdhosur të vdekurit”.
/Start/
2012-02-14 23:43