E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 30 ditë paraburgim për të akuzuarit e vrasjes së pesëfishtë

Pesë personat e dyshuar për vrasjen e pesëfishtë do të vazhdojnë të mbeten edhe më tej në paraburgim.

Tre personat të cilët masën paraburgim janë duke e kryer në Manastir në burg do të qëndrojnë edhe 30 ditë të ardhshme. I njëjti vendim vlen edhe për personat që janë në arratisje. Vendimi për vazhdimin e paraburgimit e ka sjellë Këshilli penal i Gjykatës themelore në Shkup.

Për Haki Hazirin, i akuzuar i gjashtë do të vendoset në mënyrë plotësuese. Prokurori publik Shvergovski dhe ministrja e punëve të brendshme Jankullovska kanë pohuar se për këta persona ekzistojnë dëshmi se e kanë kryer veprën ose kanë bashkëpunuar për kryerjen e saj.

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme në Kuvend, deputeti I PDSH-së Imer Aliu ka kërkuar dëshmi dhe fakte nga Jankullovska për veprën me të cilën ngarkohen pesë shqiptarët.

Gjithashtu ai ka theksuar se ajo duhet të mbajë përgjegjësi për fyerjet dhe akuzat që ua ka bërë të gjithë shqiptarëve duke i konsideruar ata “radikalë islamikë”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›