E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chen: Ndryshimi në Kinë, i pashmangshëm

Aktivisti i verber kinez, Chen Guangchen tha në Nju Jork, se ndryshimi demokratik në Kinë është i ngadaltë, por jo i pakthyeshëm.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Marrëdhenieve Ndërkombëtare ai shpjegoi se shumë njerëz duan të zhvendosin malin në një ditë, por kjo nuk është realiste, "duhet ta levizet pak nga pak dhe këtë ta bëjmë vetë".

"Askush nuk e ndalon dot progresin në histori. Nuk ka rëndësi nëse është qeveria, ajo kërkon të shkojë përpara apo prapa, por ne menyre të pashmangshme perpara. Ju e dini qe Marksi tha se forcat produktive percaktojne marredhenie produktive. Nese qeveria kerkon ta beje kete, padyshim qe do ta beje, por duhet te mbeshtetet nga populli", thotë Guangchen.

Chen Guangchen shkaktoi tensione diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës,kur ai u arratis nga shtepia, ku mbahej nën arrest dhe mberriti ne Ambasaden Amerikane ne Pekin, ku gjeti strehim per gjashte dite. Pasi doli prej saj, u kurua në një spital të kryeqytetit kinez, një moment kulmor, qe perkoi me viziten e Sekretares Amerikane te Shtetit, Hilari Klinton. Autoritetet kineze e lejuan te studioje per Drejtesi në Universitertin e Nju Jorkut.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›