E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moçka bëhët një cështje në Vlorë

Përse kërkoi zëvendësimin Shpëtim Moçka pas pësimit të golit të dytë kundër Jablonecit ditën e enjte? Në Vlorë e jo vetëm janë të përvëluar për të ditur të vërtetën e kërkesës së lojtarit. Madje, ajo që i shton kërshërinë situatës janë fjalët e Maganit, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka pranuar ka qenë lojtari ai që e ka dëshiruar diçka të tillë. “Zëvendësimi i Moçkës? Nuk iste i dëmtuar më kërkoi disa herë të linte fushën e lojës dhe kreva zëvendësimin e tij pas kërkesave që bëri në drejtim të pankinës. Nuk e di se për çfarë arsye kërkoi me aq këmbëngulje të linte fushën,” ka përfunduar trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›