Edhe Barcelona dëshiron brazilianin Kaka’
Paqa për futbollistin Kaka’ duket se nuk do të vijë kurrë. Përgjigja “jo” që i ka dhënë futbollisti i Milanit skuadrës së Mançester Siti ka hapur zërat në gazetat spanjollë tashmë.
Gazeta më e madhe sportive në këtë vend, Marca, publikon sot se mes Kakasë dhe Florentino Perezit, ish-president i Realit, është arritur një marrëveshje, ku si ndërmjetës është Roberto Karlosi. Në fakt, Marca ka filluar prej ditësh sulmet në drejtim të presidentit aktual të Realit, Roman Kalderon. Kjo mund të jetë një politikë e gazetës për t’i dhënë sa më shumë kredite Perezit.
Por meseleja Kaka’ nuk përfundon këtu. E përditshmja tjetër spanjolle AS nxjerr në pistë edhe skuadrën e Barcelonës. Sipas kësaj gazete, Kaka’ është futbollisti ideal për të formuar një dyshe me Mesin. AS publikon se futbollisti i Milanit do të jetë objektivi kryesor i presidenti të Barcelonës, Huan Laporta, në merkaton e verës.